Miliarderët investojnë miliona në bunkerin kundër apokalipsit

Shkencë & Teknologji

Miliarderët investojnë miliona në bunkerin kundër apokalipsit

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 12:26
Kompania përgjegjëse për ndërtimin është Rising S e Jerry Lunch

Zelanda e Re është vend i ri për shpëtim nga apokalipsi, pasi madje shtatë miliarderë nga Lugina e Silicit janë të gatshëm të paguajnë para të majme për përgatitjen e bunkerit me peshë 150 tonë.

Kompania përgjegjëse për ndërtimin është Rising S e Jerry Lunch, raporton portali i Zelandës së Re "Hauraki".

"Zelanda e Re nuk është armiku i dikujt, nuk është një objektiv në rast të një lufte bërthamore, as ndonjë lufte tjetër, është një vend ku njerëzit mund të gjejnë një strehë", tha Lunch.

Vlera e projektit është 11.5 milionë dollarë. Asnjë nga njerëzit e pasur nuk ka dashur të flasë për mediat në lidhje me këtë projekt, por disa detaje janë të njohura, të tilla si ato që do të jenë në gjendje të hyjnë në bunker direkt nga jahti ose aeroplani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat