Mbreti Mida modern, lëkura që transformon çdo gjë në robot

Shkencë & Teknologji

Mbreti Mida modern, lëkura që transformon çdo gjë në robot

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 20:50
Mbreti Mida

Të gjallërosh çdo objekt duke e transformuar në një robot, kjo është aftësia e jashtëzakonshme e lëkurës robotike që ka vetinë e mbretit mitik Mida por në një version modern, në vend që t’i transformojë objektet që prek në ar, i shndërron ato në makina lëvizëse.

E realizuar nëpërmjet disa fletave elastike shumë të lehta me sensorë dhe aktivizues, lëkura robotike mundëson të transformohet në robot çdo objekt, nga ato që përdoren në operacionet e shpëtimit deri tek bluzat smart, madje mund të përdoret edhe për roverat e ardhshëm në eksplorimin e hapësirës, sipas zbulimit të bërë nga Universiteti Yale dhe të publikuar në revistën “Science Robotics”.

E vendosur në çfarëdo objekti të deformueshëm, si një lodër prej pellushi apo një tub prej gome, lëkura robotike arrin t’i japë jetë duke shfrytëzuar sipërfaqen e saj dhe duke i bërë objektet që të kryejnë veprime të ndryshme sipas vetive dhe aplikimit.

“Mund të vendosim këtë lëkurë rreth një objekti për ta bërë të eci, më pas ta heqim dhe ta vendosim tek një tjetër duke e bërë që të kapë diçka”, shpjegon Rebecca Kramer Bottiglio, që ka ndrejtuar këtë kërkim.

Për më tepër, duke përdorur njëkohësisht më shumë se sa një lëkurë objektet mund të bëjnë lëvizje edhe më komplekse.

Kjo teknologji është zhvilluar në bashkëpunim me NASA-n dhe natyra e saj multifunksionale dhe që mund të ripërodret do t’i mundësonte austronautëve të kryenin shumë detyra të ndryshme. Si për shembull mund të përdoret për të krijuar një robot të butë për eksplorimin e Marsit.

“Funksioni i shumfishtë është një karakteristike thelbësore mbi të gjitha në eksplorimet hapësinore, ku ambienti është i paparashikueshëm”, shton Kramer Bottiglio. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat