Dy astronautë largohen sigurt nga Raketa ruse Soyuz - Bota Sot
Dy astronautë largohen sigurt nga Raketa ruse Soyuz

Shkencë & Teknologji

E mërkurë, 24 tetor 2018

Dy astronautë largohen sigurt nga Raketa ruse Soyuz

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 12:31
Raketa ruse, Soyuz MS-10 duke u nisuar në Stationin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Një kapsulë, e cila ka qenë duke bartuar dy anëtarë të raketës ruse Soyuz dhe ka pasur probleme gjatë nisjes në Hapësirë, ka arritur sërish sërish e sigurt në Kazakistan.

Kozmonauti rus, Alexey Ovchinin dhe ai amerikan, Nick Hague është raportuar se janë “në gjendje të mirë”, ka raportuar NASA dhe mediat ruse.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë në rrugë te vendi ku ka arritur sërish kapsula.

Raketa ishte nisur nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, kur është ballafaquar me probleme me përforcuesin e saj.

Ekipi është nisur më pas sërish drejt Tokës, derisa NASA ka bërë të ditur se kthimi ka ndodhur “në një kënd më të ashpër krahasuar me kthimet tjera”.

Raketa Soyuz ishte nisur për udhëtim drejt Gjithësisë, pasi Hague dhe Ovchinin kishin planifikuar të qëndronin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për gjashtë muaj, për të punuar në një varg ekperimentesh shkencore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test