Veshka në laborator; Shkencëtari italian po punon për zëvendësimin e qelizave të sëmura

Shkencë & Teknologji

Veshka në laborator; Shkencëtari italian po punon për zëvendësimin e qelizave të sëmura

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 16:56

Jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën sëmundjet e veshkave po marrin jetë njerëzish. Përballë kësaj situate, shkencëtarët janë duke punuar për të prodhuar veshkën në Laborator. Italiani Mario Remuzzi thotë për Top Channel se po punon për zëvendësimin e qelizave të sëmura në trupin e njeriut dhe krijimin e asaj që quhet veshkë e re. Por kjo sipas tij do të ndodhë pas 15 apo 20 vitesh.

Sëmundjet e veshkave, të cilat vrasin në heshtje, po marrin jetë njerëzish aq sa AIDS, tuberkulozi dhe malaria bashkë në botë.

Kjo ka bërë që shkenca të nisë kërkimet për të prodhuar veshkën në laborator. Mario Remuzzi, i cili drejton institutin shkencor “Mario Negri” në Itali dhe konsiderohet ndër shkencëtarët me influencë në botë thotë për Top Channel se prej vitesh po punojnë fort për të realizuar një gjë të tillë.

“Një mënyrë është të marrësh një veshkë t’i heqësh të gjitha qelizat e veshkës së sëmurë dhe të vendosesh qeliza të reja p.sh qeliza embrionale ose qeliza që i përmbajnë ato embrionalet, të cilat merren nga krahu dhe i injektohen veshkës në laborator, presupozohet të ndërtohet një veshkë e re.

Është një gjë shumë e vështire kemi arritur të realizojmë një nefron që është një njësi funksionale e veshkës, por ne kemi 1 milionë nefrone për një veshkë. Merren qelizat nga krahu i njeriut zhvillohen në laborator dhe më pas injektohen në veshkë dhe presupozohet të ndërtohet një veshke nga e para”, u shpreh Giuseppe Remuzzi.

Dhe kur e pyesim Prof. Remuzzin se kur do te arrihet që një veshkë e tillë të vendoset në trupin e atyre që veshkat i kanë jashtë funksionit, nuk e fsheh skepticizmin dhe shprehet për një periudhë të gjatë.

“Kur dikush më pyet kur do të ndodhë, unë i them dy gjëra: E para nuk jam i sigurt që do të ndodhë. E dyta mund të ndodhë për 15 vjet apo 20 vjet dhe jo më pare”, thotë ai.

Kjo është e ardhmja e shkencës. Por në fakt edhe në Shqipëri statistikat e para të Check-Up kanë nxjerrë në pah se 1 në 10 shqiptarë vuajnë nga sëmundjet e veshkës dhe jo thjesht infeksione renale apo gur në veshka, por deri në dëmtime të funksionit të veshkës.

Prof Remuzi shprehet se sëmundjet e veshkave parandalohen, mjafton një analizë urine dhe gjaku për të parandaluar dhe këtu nuk kursehet kur thotë që në këtë pikë Italia duhet të marrë shembull nga Shqipëria për skrinimin e popullatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat