Në gjithësi më shumë ka yje, se sa drithëra të rërës në plazhe

Shkencë & Teknologji

Në gjithësi më shumë ka yje, se sa drithëra të rërës në plazhe

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 07:43
Në gjithësi më shumë ka yje se sa drithëra të rërës në të gjitha plazhet në Tokë.

Për shumicën e njerëzve hapësira ka qenë prej kohësh e paarritshme.

Por në ndërkohë ata e kanë arritur edhe këtë.

Meqë gjithësia është temë e gjerë, më poshtë ua sjellim vetëm disa fakte për të:

Në gjithësi më shumë ka yje se sa drithëra të rërës në të gjitha plazhet në Tokë.

Nëse do të mund ta dërgonit një aeroplan në Pluton, udhëtimi do të kishte marrë kohë më shumë se 800 vjet.

Për vite me radhë besohej se Toka ishte i vetmi planet në sistemin diellor me ujë të lëngshëm.

Kometat janë të mbetura nga krijimi i sistemit diellor rreth 4.5 miliard vjet më parë. Ato përbëhen nga rëra, akulli dhe dioksid karboni.

Kohët e fundit NASA ka zbuluar se ende ekziston ujë i rrjedhshëm në Mars.

Brenda diellit mund të përshtateshin një milion toka.

Askush nuk do të jetë në gjendje të shëtisë në Jupiter, Saturn, Uran apo Neptun, sepse ato nuk kanë sipërfaqe të fortë.

Një asteroid rreth madhësisë së një makine, mund të hyjë në atmosferën e Tokës përafërsisht një herë në vit, veçse ajo digjet para se të arrijë atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat