Televizorët 8K të LG-së arrijnë vitin e ardhshëm

Shkencë & Teknologji

Televizorët 8K të LG-së arrijnë vitin e ardhshëm

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Kohëve të fundit televizorët me rezolucion prej 4K janë duke u bërë më të zakonshëm pasi që ato me 8K pritet që të arrijnë së shpejti.

Shumë kompanitë janë duke punuar për të sjellë televizorët 8K në treg dhe LG-ja është njëra nga to.

Gjiganti korean ka thënë se do të fillojë prodhimin komercial të televizorëve të saj 8K në 2019-ën.

Gjithashtu, LG thotë se televizorët e saj 8K UHD OLED do të jenë në dispozicion për shitje në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, shkruan Ubergizmo.

Duket se kjo kompani është duke shënjestruar muajin qershor për lansimin e produkteve.

Ajo çfarë gjiganti korean nuk ka zbuluar është se sa do të kushtojnë televizorët e saj 8K. Duke pasur parasysh teknologjinë që do të kenë këta televizorë, pritet të kushtojnë mijëra dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat