Gjërat e Neil Armstrong shiten për 7.4 milionë dollarë

Shkencë & Teknologji

Gjërat e Neil Armstrong shiten për 7.4 milionë dollarë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 19:49
Gjërat e Neil Armstrong

Sendet personale të astronautit Neil Armstrong, njeriu i parë që eci në Hënë, u shitën në një ankand për më shumë se 7.4 milionë dollarë.

Shtëpia e ankandit Heritage në Dallas njoftoi  se me çmimin më të lartë prej 468,000 dollarësh, u shit shenja e identifikimit të Armstrong nga moduli hënor Apolo 11, transmeton KosovaPress.

Një pjesë e helikës dhe një pjesë e krahut të aeroplanit të vëllezërve Wright u shit për 275,000 dollarë, raporton AP.

Veshja e Armstrong që barti në misionin e vitit 1966 u shit për 109.375 dollarë.

Përveç kësaj, në një ankand të veçantë, helmeta e artë e John Glenn, amerikani i parë që fluturoi jashtë Tokës, u shit për 46,250 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat