Ky telefon ka dy ekrane dhe kushton 460 dollarë

Shkencë & Teknologji

Ky telefon ka dy ekrane dhe kushton 460 dollarë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 10:05
ZTE

Softueri i inteligjencës artificiale të kamerës është testuar me 4,000 skena të ndryshme për të kapur imazhet më cilësore.

Ndërsa konkurrentët lokalë si Vivo, Oppo, Xiaomi dhe Honor kanë provuar mekanizma të ndryshëm për të mundësuar një telefon me ekran pa skaje dhe pa “notch”, ZTE ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të arritur këtë objektiv.

Duke hequr kamerën frontale, telefoni i detyron përdoruesit shfrytëzojnë kamerën e pasme nëse duan të bëjnë selfie por me një detaj interesant: Nubia X ka dy ekran, një frontal 6.26-inç FHD+ LCD dhe një të pasme 5.1-inç FHD 720p.

Qëllimi i ekranit dytësor OLED është të realizoni foto selfie duke përdorur vetëm kamerat “e pasme.”

Image

Përveçse i shërben kamerës, ekrani OLED i “pasëm” mund të shërbejë edhe si ekran që mund ta përdorni çdo ditë.

Për të mësuar se cilin prej ekraneve po përdorni Nubia X ka një softuer, por përdoruesit mund ta bëjnë manualisht me dy butonë kapacitiv në anën e telefonit për të ndryshuar ekranin.

Kur përdoruesit janë duke shfrytëzuar ekranin e dytë, ndërfaqja “Always On” ka disa sonde të cilat janë me të vërtetë të mrekullueshme.

Pjesa tjetër e telefonit Android 8.1 është ajo që mund të prisni nga një flagship. Procesori Snapdragon 845 shoqërohet nga 8GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme.

Bateri 3,800 mAh vjen me Quick Charge 3.0 dy porta për Nano SIM.

Telefoni do të fillojë nga 470 dollarë për modelin 6GB RAM+64GB memorie në 620 dollarë për modelin 8GB RAM+256GB memorie. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat