Shkencëtarët e Harvard: Ky objekt mund të jetë anije aliene për të vëzhguar tokën

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët e Harvard: Ky objekt mund të jetë anije aliene për të vëzhguar tokën

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 20:41
Objekti u vu re në tetor të vitit 2017 nga teleskopi Pan-Starrs 1 në Havaji. Për këtë arsye u quajt “Umuamua”, që në gjuhën Havajane do të thotë “lajmëtar i largët”.

Astronomët e universitetit Harvard, në SHBA, thanë se objekti misterioz, me ngjyrë të kuqe të errët, i cily hyri vjet në sistemin tonë diellor, mund të ketë qenë anije kozmike jashtëtokësore, e dërguar për të hetuar tokën.

Objekti u vu re në tetor të vitit 2017 nga teleskopi Pan-Starrs 1 në Havaji. Për këtë arsye u quajt “Umuamua”, që në gjuhën Havajane do të thotë “lajmëtar i largët”.

Që prej zbulimit, shkencëtarët nuk kanë mundur ta emërtojnë me saktësi dhe as të thonë se nga e ka origjinën. Në fillim thanë se ishte kometë, pastaj asteroid, pastaj menduan se duhej të krijonin një kategori të re emërtimi, të quajtur “objekte ndëryjore”.

Raporti i fundit shkencor, nga qendra e astrofizikës në Harvard, tregon se objekti në formë puroje, me ngjyrë të kuqe të errët, që udhëtonte me 315.000 kilometra në orë, mund të ketë origjinë artificiale e të jetë dërguar nga një qytetërim jashtëtokësor për të studiuar tokën, raporton TCH.

Teoria bazohet te fakti që objekti ka shtuar shpejtësinë, nuk e ka pasur të qëndrueshme. Energjia që e vë në lëvizje ndoshta merret nga dielli. Objekte që shtojnë shpejtësinë janë edhe kometat, por Umuamua nuk kishte bisht si gjithë kometat e tjera.

Image
Raporti i fundit shkencor, nga qendra e astrofizikës në Harvard, tregon se objekti në formë puroje, me ngjyrë të kuqe të errët, që udhëtonte me 315.000 kilometra në orë, mund të ketë origjinë artificiale e të jetë dërguar nga një qytetërim jashtëtokësor për të studiuar tokën.
Image
Që prej zbulimit, shkencëtarët nuk kanë mundur ta emërtojnë me saktësi dhe as të thonë se nga e ka origjinën. Në fillim thanë se ishte kometë, pastaj asteroid, pastaj menduan se duhej të krijonin një kategori të re emërtimi, të quajtur “objekte ndëryjore”.
Image
Teoria bazohet te fakti që objekti ka shtuar shpejtësinë, nuk e ka pasur të qëndrueshme. Energjia që e vë në lëvizje ndoshta merret nga dielli. Objekte që shtojnë shpejtësinë janë edhe kometat, por Umuamua nuk kishte bisht si gjithë kometat e tjera.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat