Fëmijët që qëndrojnë me orë para ekraneve rrezikohen nga kanceri

Shkencë & Teknologji

Fëmijët që qëndrojnë me orë para ekraneve rrezikohen nga kanceri

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Fëmijët që qëndrojnë shumë orësh para ekraneve kanë më shumë shanse të bëhen shkurt-pamës, mbipeshë madje të marrin sëmundjen e kancerit, thonë ekspertët.

Një rishikim i 80 studimeve të më shumë se 200 mijë njerëzve kanë renditur smartfonët e tabletët në rang me pijet me sheqer si rreziku më i madh për mbipeshën e fëmijëve.

Të qenit mbipeshë mund të qoj deri te dhjetëra lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin në gjoks, zorrë të trashë, veshkë, mëlçi, pankreas e prostatë.

E po ashtu të rris rrezikun që të vdesin të ri, si dhe dëmtojnë sytë e fëmijëve. Numri i fëmijëve që kanë probleme me shikim larg është dyfishuar gjatë 50 viteve të fundit.

Shkencëtarët thonë se hulumtimet e tyre janë “jashtëzakonisht shqetësuese” e bëjnë thirrje për kontroll më të madh ndaj fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat