Shefit të Facebook-ut nuk i pëlqejnë kritikat e Apple, kërkon largimin e iPhone

Shkencë & Teknologji

Shefit të Facebook-ut nuk i pëlqejnë kritikat e Apple, kërkon largimin e iPhone

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 17:15
Foto ilustruse

Mark Zuckeberg urdhëroi ekipin e kompanisë së tij të përdorë Android, pasi drejtues të Apple-s kritikuan Facebook, duke e quajtur atë një shërbim që po e prish jetën private.

"Për një kohë të gjatë, ne kemi inkurajuar punonjësit tanë që të përdorin Androidin, sepse ky është sistemi operativ më i popullarizuar në botë," thanë në Facebook.

Image

E paqartë mbetet nëse kryeshefi ekzekutiv i Facebook-ut ka lëshuar këtë urdhër për shkak të deklaratave të  Apple, por Android është, në çdo rast, sistemi më dominues në Amerikë, Evropë, Rusi dhe Azi. 

Ekspertët thonë se ky është një vendim i mirë dhe kompanitë e tjera si Snapchat po inkurajojnë punonjësit që të përdorin Android. Android dhe iOS kanë disa dallime të rëndësishme që ndikojnë në zhvillimin e sistemit dhe të aplikacioneve. 

Image

Megjithatë, gazetarët e New York Times kontrolluan profilin e Twitter të disa punonjësve të Facebook dhe zbuluan se ata ende përdorin iPhone, gjë që sugjeron që urdhri i Zuckerberg nuk është zbatuar në tërësi, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat