Astronomët kanë zbuluar një yll rreth 184 vite dritë nga toka i cili i ngjan shumë diellit.
Në hulumtimin e një ekipi ndërkombëtar në Institutin e Astrofizikës dhe Shkencave Hapësinore në Portugali për të gjetur “familjen e diellit”, me anë të anijes kozmike të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Gaia, u ekzaminua struktura kimike, lëvizjet dhe moshat e 17 mijë yjeve në galaktikë.
Në drejtim të të dhënave të siguruara, astronomët zbuluan një yll të quajtur HD186302 i cili i ngjan diellit, i vjetër 4,5 miliardë vite. Astronomët në hulumtim përdorën spektograf me rezolucion të lartë.
Theksohet se hulumtimi i bërë ëshë i rëndësishëm në aspektin se si janë formuar dielli dhe yjet tjera.
Gjetjet mbi këtë punim janë publikuar në revistën “Astronomy and Astrophysics”.