Astronauti nga universi xhiron raketën që ngrihet nga Toka

Shkencë & Teknologji

Astronauti nga universi xhiron raketën që ngrihet nga Toka

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 19:08
Astronauti nga universi xhiron raketën që ngrihet nga Toka

Astronauti Alexander Gerst ka regjistruar një video të pabesueshme që tregon nisjen e një rakete nga Toka dhe është regjistruar nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Xhirimi u publikua nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (EPA), dhe bëhet fjalë për një fluturim mahnitës të Progress MS-10 nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan më 16 nëntor, transmeton KosovaPress.

Në video shihet se si raketa lë atmosferën e Tokës në rrugën e saj drejt ISS.

Ky ishte fluturimi i parë i suksesshëm i një rakete ruse, e cila barti Progres MS-10 në hapësirë, pas një përpjekjeje të dështuar më 11 tetor.

Fluturimi i ardhshëm u njoftua për datën 3 dhjetor, kur do të lansohet fluturakja me një ekuipazh prej tre vetash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat