Pekini bllokon testet mbi modifikimin gjenetik

Shkencë & Teknologji

Pekini bllokon testet mbi modifikimin gjenetik

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Qeveria kineze ka mbyllur laboratorin e punës së grupit të kërkimit të Universitetit Jugor të Shkencave dhe Teknologjisë në Shenzhen të drejtuar nga Jiankui He, vetëm pak ditë nga njoftimi i lindjes së njerëzve të parë gjenetikisht të modifikuar me teknikën e prerje-ngjitjes.

Zëvendësministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Xu Nanping në një intervistë për televizionin shtetëror kinez CCTV, tha se ministria e tij “i është kundërvënë me forcë përpjekjeve që sollën në lindjen e dy foshnjave me ADN të korrigjuar”.

“Eksperimenti i He ka tejkaluar linjën e moralit dhe të etikës që i është bashkuar akademia dhe kjo është tronditëse dhe shqetësuese”, shpjegoi zëvendësministri.

He Jiankui kishte njoftuar lindjen e binjakeve Lulu dhe Nana, duke thënë se objektivi i eksperimentit ishte që të krijoheshin njerëz rezistentë ndaj Sidës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat