India lanson satelitin në orbitë për qasje në internet

Shkencë & Teknologji

India lanson satelitin në orbitë për qasje në internet

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 12:19
GSAT-11 me peshë prej 5.854 kilogram i lansuar me raketë franceze nga baza Kourou, është sateliti i komunikimit më të zhvilluar të Indisë

India lansoi satelitin e saj më të madh që do të mbështesë shërbimet e internetit broadband nga Guajana Franceze.

Sipas BBC-së, GSAT-11 me peshë prej 5.854 kilogram i lansuar me raketë franceze nga baza Kourou, është sateliti i komunikimit më të zhvilluar të Indisë.

K Sivan, kreu i Organizatës indiane për Hulumtime Hapësinore (Isro), në deklaratën për mediat tha se sateliti do të luaj rol të rëndësishëm në sigurimin e shërbimeve të internetit broadband në mbarë vendin.

Me satelitin planifikohet që të ofrohet shërbimi i internetit në skajet më të largëta të Indisë dhe në udhëtimet ajrore.

India ka mbi 440 milionë përdorues të internetit dhe ky numër pritet të dyfishohet deri në vitin 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat