Kometa “Monstrumi” po vjen drejt Tokës, shkencëtarët tërheqin vërejtjen për një gjë

Shkencë & Teknologji

Kometa “Monstrumi” po vjen drejt Tokës, shkencëtarët tërheqin vërejtjen për një gjë

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 22:56
Ilustrim

Kometa më e ndritur, e quajtur "46P / Wirtanen", po vjen në drejtim të planetit tonë.

Ajo javën e ardhshme do të kalojë pranë Tokës dhe do të jetë një nga 10 takimet më të afërta me një trup të tillë qiellor nga viti 1950 dhe midis 20 më të afërta që nga shekulli i nëntë, transmeton KosovaPress.

US Today raporton se kometa do të jetë pranë Diellit më 12 dhjetor, ndërsa me Tokën më 16 dhjetor, duke kaluar pranë planetit tonë në një distancë prej 11 milionë e 265 mijë e 408 kilometrash.

Kometa mund të shihet me sy nëse është moti i mirë, por do të ishte më mirë të shikoni me dylbi dhe teleskopë të vegjël, veçanërisht jashtë qyteteve.

Duke pasur parasysh se kometat do të kalojnë disa javë përpara Tokës, shkencëtarët e NASA-s do të kenë mundësinë ta studiojnë atë në detaje.

Departamenti i Astronomisë në Universitetin e Miçiganit njoftoi se "nuk ka asnjë shans që kometa të arrijë në Tokë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat