Në vitin 2030 Toka kthehet në gjendjen para tre milionë vjetësh

Shkencë & Teknologji

Në vitin 2030 Toka kthehet në gjendjen para tre milionë vjetësh

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 14:07
Ilustrim

Klima në vitin 2030 pritet të jetë ashtu siç ishte tre milionë vjet më parë, sipas studiuesve në një studim të botuar në Akademinë e Shkencave të SHBA (PNAS).

Kjo periudhë ishte në mes të Pliocenit, kur Toka kishte thatësira, Amerika Veriore dhe Jugore nuk ishin shkrirë ende, Grenlanda ende nuk ishte ngrirë dhe niveli i oqeanit ishte 18 metra më i lartë se tani.

Temperatura mesatare atëherë ishte 1.8 deri 3.6 gradë Celsius mbi atë aktuale. "Ne po shkojmë drejt ndryshimeve dramatike në një kohë shumë të shkurtër," tha Jack Williams, profesor i Shkencave të Tokës dhe paleo-ekologji dhe ekspert i klimatologjisë në Universitetin e Wisconsin, Medison.

Nëse lirimi i dyoksidit të karbonit vazhdon në atmosferë siç është tani, studiuesit vlerësojnë se deri në vitin 2150 Toka do të kthehet në gjendjen në të cilin ishte 50 milionë vjet më parë, në agimin e evolucionit të gjitarëve të parë, kur dinozaurët kishin qenë prej kohësh të zhdukur. 

“Pjesët e ngrira në Tokë iu nevojitet një kohë e gjatë për t’u shkrirë, kështu që Grenlanda nuk do të bëhet përsëri gjelbër në shekullin e ardhshëm”, tha Williams për AFP.

"Shumë lloje do të zhduken. Kjo tregon se ne mund të ndikojmë në historinë tonë dhe të Tokës - kështu që ne kuptojmë ndryshimet aktuale dhe rregullojmë veten", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat