Kanadaja premton një proces gjyqësor apolitik për financieren e ”Huawei”

Shkencë & Teknologji

Kanadaja premton një proces gjyqësor apolitik për financieren e ”Huawei”

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 20:02
Huawei

Procesi gjyqësor pas arrestimit në Kanada të një drejtuese të kompanisë kineze ”Huawei” duhet të mbetet apolitike, deklaroi sot ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland.

”Jemi të gjithë dakort se gjëja më e rëndësishme është respektimi i shtetit të së drejtës”, shtoi ajo gjatë një konference shtypi në Uashington me homologun amerikan, Mike Pompeo, ndërsa kjo çështje ka nxitur një krizë diplomatike me Pekinin në sfondin e luftës tregtare midis Kinës dhe SHBA-së. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat