Policia publikon emrat e fotot e 31 më të kërkuarve

Shkodra

Policia publikon emrat e fotot e 31 më të kërkuarve

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 17:05
Të kërkuarit

Policia e Shtetit ka publikuar listën e 31 personave më të kërkuar në Qarkun e Shkodrës, shoqëruar edhe me skedat e tyre.

“Ja personat më të kërkuar nga Policia në qarkun Shkodër. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo aplikacionin ‘Komisariati dixhital’, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftim.

Pjesa më e madhe e të shumëkërkuarve, rezultojnë në kërkim për vrasje.

Të shumëkërkuarit janë: Besnik Zykaj nga Vlora, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit; Dedë Strokaj nga Shkodra, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje; Shpëtim Puka nga Shkodra, i dënuar për vrasje në rrethana cilësuese me burgim të përjetshëm; Nikë Abdija nga Shkodra, i dënuar për vrasje në rrethana cilësuese; Leonard Bracaj nga Malësia e Madhe i dënuar me 25 vite burg për vrasje me paramendim; Agron Çekiçi nga Shkodra, i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Agostin Shllaku nga Shkodra i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Ilir Bajrami nga Shkodra, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Gjithashtu të kërkuar janë edhe, Lekë Ndou nga Shkodra, i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Nikë Tonaj i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Pëllumb Markaj i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Selahedin Kosi i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Valentin Ftoni, i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Valentin Shllaku i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Ylber Nika i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Lush Pjollaj i dënuar me 23 vite burg për vrasje; Gjergj Qukaj i dënuar me 23 vite burg për vrasje; Bib Nikja i dënuar me 22 vite burg për vrasje; Fran Preldakaj i dënuar me 22 vite burg për vrasje; Valentin Vukelaj i dënuar me 22 vite burg për vrasje; Ardian Narkaj i dënuar me 21 vite burg për vrasje; Avni Balozi, i dënuar me 21 vite burg për vrasje; Aleks Livadhi i dënuar me 20 vite burg për vrasje; Sadetin Erkoçeviç i dënuar me 20 vite burg për vrasje.

Po ashtu në kërkim janë edhe, Andi Marku i dënuar me 20 vite burg për vrasje, Arben Llukaj i dënuar me 20 vite burg për vjedhje me armë; Agron Hotaj i dënuar me 16 vite burg për vrasje; Eduard Vushaj i dënuar me 16 vite burg për vrasje; Xhevahir Kurtaj i dënuar me 60 vite burg për vrasje; Tonin Lumaj i dënuar me 14 vite burg për vrasje; Françesk Vala, i dënuar me 8 vite burg për rrëmbim personi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat