Urimi për Shkodrën, të mos përjetojë atë që solli 2018-të

Shkodra

Urimi për Shkodrën, të mos përjetojë atë që solli 2018-të

Më: 9 janar 2019 Në ora: 13:36
At Nikolla Petani

Mesazhin e atit të shenjtë Papa Françeskut që këtë vit ja kushton politikës, me temën “Politika e mirë është në shërbim të paqes”, arqipeshkëvia metropolitane Shkoder – Pult e shpërndau përmes aktivitetit të përvitshëm “Vit të mbarë o Shkoder”.

Ashtu si në letrën drejtuar deputetëve të kuvendit të Shqipërisë, arqipeshkëvi imzot Angelo Massafra edhe këtu përsëriti  apelin që politika duhet të punojë për interesin e përbashkët dhe jo atë personal.

Famullitari i Kishës Ortodokse at Nikolla Petani e nisi mesazhin e tij me lutjen që Shkodra të mos përjetojë atë që solli viti 2018-të. Gjuha e sharjes që politika na shfaq cdo ditë në ekran nuk i shërben vendit dhe formimit të brezit të ri shtoi ai, prandaj kërkoi që askush të mos ndalet drejt kërkimit të të drejtave të tij.

"Të lusim Zotin që Shkodra të mos kalojë atë që kaloi në 2018. Kam një thirrje për të gjithë politikanët, ju lutem ju lutem, ulini pak tonet sepse besojmë se nëse duam të rrisim fëmijët me edukatë, dhe ata dëgjojnë sharje dhe fyer do kemi një të ardhme negative për Shqipërinë. Lusim Zotin që 2019 të jetë i paqes, i shpresës dhe shkollimit"

Aktiviteti vijoi më pas me një program artistik ku në fokus ishin mesazhet e paqes dhe tolerancës. Të pranishëm përveç klerikëve dhe qytetareve, ishin edhe drejtuesit vendor të Shkodres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat