Ndalohen 10 refugjatë sirianë në Shkodër - Bota Sot
Ndalohen 10 refugjatë sirianë në Shkodër

Shkodra

Ndalohen 10 refugjatë sirianë në Shkodër

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:48
Ilustrim

10 emigrantë sirianë janë ndaluar këtë të premte në Shkodër dhe Malësi të Madhe. 7 sirianë janë ndaluar pranë lulishtes në qendër të qytetit të Shkodrës, në afërsi të xhamisë Ebu Beker, ndërkohë 3 të tjerë si edhe drejtuesi i mjetit që po i mundësonte transportin janë ndaluar në Malësi të Madhe.

Sirianët mendohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër nga Greqia, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë pesë muajve të parë të vitit që lamë pas u raportua se mbi 1600 emigrantë nga Siria kanë kërkuar azil në vend, numër ky dyfish më i lartë se i gjithë viti 2017. Megjithatë, krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria vijon të ketë numrin të ulët të emigrantëve ilegalë, të cilët vijnë kryesisht nga vendet në konflikt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...