Mbyten 4 persona në liqenin e Shkodrës

Shkodra

Mbyten 4 persona në liqenin e Shkodrës

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 21:52
Mbyten 4 persona në liqenin e Shkodrës

Një familje me 3 anëtarë nga Zeta e Malit të Zi, si dhe një djalë nga Podgorica u mbytën këtë të diele në liqenin e Shkodrës, kur stuhia përmbysi varkën me të cilën ata po lundronin.

Lajmin e ka konfirmuar për “Vijesti”, Radojica Rashoviq, një tjetër person që ishte në të njëjtën varkë me viktimat.

Sipas dëshmitarit janë mbytur burrë e grua dhe vajza e tyre, si dhe një djalë, i cili u përpoq t’i shpëtonte ata. Varka kishte rreth 9 persona, të cilët kishin shkuar në Manastirin “Vranjina”. Të tjerët arritën të dilnin në breg, duke shpëtuar rrjedhimisht.

Ekipet e shpëtimit ndodhen ende në vendin e ngjarjes. Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviç konfirmoi për “Vijesti” se, një trup është gjetur ndërsa po kërkohet për personat e tjerë.

Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë./ Top Channel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat