I zhvatën para një shtetasje, pranga dy personave në Shkodër

Shkodra

I zhvatën para një shtetasje, pranga dy personave në Shkodër

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 10:07
Ilustrim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës  si rezultat i finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar "Para të paligjshme".

Të arrestuarit janë shtetasi  E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, banues në Shkodër.

"Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë te gjate dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare nje shtetaseje" thotë policia.

Në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lekësh, të dhëna si pasojë e kërcënimit dhe kanosjes së vazhdueshme.

Në përmbyllje të këtij operacioni policor nga tërësia e veprimeve të kryera, dy shtetasit e arrestuar, dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat