Tragjike në Shkodër, 21-vjeçarja i jep fund jetës duke u vetëhedhur nga ura - Bota Sot
Tragjike në Shkodër, 21-vjeçarja i jep fund jetës duke u vetëhedhur nga ura

Shkodra

Tragjike në Shkodër, 21-vjeçarja i jep fund jetës duke u vetëhedhur nga ura

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Stajka të Shkodrës, ku një 21-vjeçare I ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Spatharit”, ku 21-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur, pasi ka pirë disa medikamente, është hedhur nga ura duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se e ndjera ishte e divorcuar, ndërsa nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë drejt këtij akti tragjik

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...