Voltana Ademi: Në Shkodër jetohet kryevepër! Në Tiranë uji i pijshëm blihet! - Bota Sot
Voltana Ademi: Në Shkodër jetohet kryevepër! Në Tiranë uji i pijshëm blihet!

Shkodra

Voltana Ademi: Në Shkodër jetohet kryevepër! Në Tiranë uji i pijshëm blihet!

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 11:39
Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e ftuar në "Ekopolitikë", tha se pavarësisht reformës administrative, shërbimet bashkiake nuk shkojnë tek ish-komunat për shkak të infrastrukturës.

Pjesë nga debati: 

Ademi: Bashkia e Tiranës ka qeverinë nga mbrapa dhe mbështetet me para. Biles ka debate mes bashkive të majta pse duhet të marrë gjithmonë bashkia e Tiranës. Një nga problemet e mëdha nuk është vetëm emigracioni, por edhe migracioni. Duhet t'u krijojmë njerëzve mundësi të jetojnë në vendin e vet dhe të jetojnë me burimet e veta. Në qoftë se ne do e arrijmë këtë, ne do mund të zhvillonim vendin më mirë. Në Tiranë, kur më pyetën se çfarë do të thotë mirëqenie, i thashë se në Shkodër jetohet kryevepër. Më thanë jo në Tiranë jetohet më mirë, në fakt unë mendoj se në Shkodër jetohet më mirë dhe vazhdoj ta pohoj këtë. Çfarë do të thotë mirëqenie? Të kesh ajrin e pastër? Në Tiranë nuk e ke. Të kesh ujë të pijshëm? Në Tiranë e blejnë. Në Shkodër nuk e blejnë ujin. Janë indikatorë krejt të thjeshtë. Njerëzit turren tek metropoli sepse ka më shumë mundësi punësimi dhe kjo vjen për shkak të ndarjes së fondeve. Unë kam qenë deputete dhe kam shkuar çdo natë në Shkodër sado vonë ka mbaruar seanca. Jam kthyer nga emigracioni për të jetuar në Shkodër. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...