Shkodër, 50-vjeçari mbytet në lumë, ja dyshimet e policisë

Shkodra

Shkodër, 50-vjeçari mbytet në lumë, ja dyshimet e policisë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 14:52
Foto Ilustrim

Një person rreth të 50-ve ka humbur jetën në ujërat e lumit Drin. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, pasi nuk dihet nëse ai është hedhur nga ura e Bahçallekut apo ka hyrë në lumë dhe është mbytur.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje nga policia, por ata kanë dhënë versione kontradiktore.

Ndërkohë mbi urë është gjetur biçikleta dhe rrobat e tij.

Policia me FNSH po kërkojnë pasi ka sinjalizime që trupi ka dalë në një prej ishujve të vegjël ku bashkohet Buna me Drinin.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat