Shkodra feston karnavalet, organizohen aktivitete të shumta - Bota Sot
Shkodra feston karnavalet, organizohen aktivitete të shumta

Shkodra

Shkodra feston karnavalet, organizohen aktivitete të shumta

Më: 3 mars 2019 Në ora: 21:16
Pamje nga Shkodra

Prej 2 ditësh qyteti i Shkodrës është në festën e karnavaleve. Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve performuan në sheshin para bashkisë, duke krijuar një atmosferë festive.

Pjesa më interesante e festës është interpretimi i bejteve në sheshin para bashkisë, përmes të cilave oratorët përcollën mesazhe therëse ndaj së keqes dhe thumbuan me batuta edhe drejtuesit e qeverisë.

Gjatë festimeve, dordoleci, simbol i fenomeneve negative, u vendos në sheshin “Nënë Tereza”, ku u bë edhe djegia e tij. Festa e karnavaleve nuk përcjell vetëm harmoni, por largon e thyen rutinën e monotoninë që karakterizon përditshmërinë e njerëzve.

“Karnival 2019″ shënon 20-vjetorin e festimeve në demokraci dhe 158 vjet traditë në Shkodër, ndonëse ndryshe nga viti i kaluar, ky përvjetor la për të dëshiruar sa i përket organizimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...