Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar policinë për operacionin e kryer në Shkodër në zbulimin e një skeme fajdesh që çoi në pranga 11 persona, mes të cilëve policë, ish-kancelarë gjykate.
"Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikas. RESPEKT", shkruan Rama në rrjetet sociale.