Prangoset tmerri i Shkodrës, kapet me drogë, armë e municione - Bota Sot
Prangoset tmerri i Shkodrës, kapet me drogë, armë e municione

Shkodra

Prangoset tmerri i Shkodrës, kapet me drogë, armë e municione

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:10
Ilustrim

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kir”, gjatë të cilit janë sekuestruar lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse. Po ashtu i bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.

Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:- 4.5 kg kanabis;- 2 armë zjarri automatike;- 19 kapsolla per lende plasëse;- 10 metër fitil zjarrpërcjellës;- 10 krehera; – 77 fishekë;- 2 radio marrëse e dhënëse. Policia e Shkodrës sqaron gjithashtu se vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...