Kryemadhi ngushëllime në familjen e këngëtarit shkodran

Shkodra

Kryemadhi ngushëllime në familjen e këngëtarit shkodran

Më: 19 mars 2019 Në ora: 15:09
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar sot për ngushëllime në familjen e këngëtarit të njohur shkodran, Shyqyri Alushi, i cili u nda mbrëmë nga jeta.

Kryemadhi i shprehu ngushëllime familjes, ngushëllime komunitetit të artistëve shkodranë e gjithë Shkodrës për humbjen e pazëvendësueshme të këngëtarit Shyqyr Alushi.

Kryetarja e LSI shprehu dhe ndjesë për harresën e pafalshme dhe mirënjohjen e munguar të institucioneve shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat