Fotoja e fundit para vrasjes, kolegia prek me mesazhin

Shkodra

Fotoja e fundit para vrasjes, kolegia prek me mesazhin

Më: 20 mars 2019 Në ora: 20:25
Foto

Atentati mafioz i mori jetën Ferdinand Polias, i njohur ndryshe si “Nardi i bujtinave”. Krimi i rëndë që ndodhi në Shkodër, ka tronditur opinionin publik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë të njësisë administrative Gruemirë, ku biznesmeni Ferdinand Polia, i cili kishte në pronësi bujtinën Polia në zonën turistike të Thethit, u vra nga maskat.

Ai ka qenë edhe punonjës i AZM, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Kolegia e tij, Age Martini, përmes një statusi në profilin e saj të Facebook-ut, ka publikuar një foto që viktima, Ferdinand Polia kishte bërë me të para se të ekzekutohej. Si diçiturë për foton Age Martini ka shkruar edhe një mesazh prekës duke i dhënë lamtumirën mikut të saj.

”Paç dritë Nard Polia! …duhet të ishte e shkrume dikun, se kur âsht takimi e kafja e fundit me nji person, ne sot nuk e ditme! Zoti forcoftë familjen, kolegët i ke pikllu shumë”,- shkruan ajo.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat