Miqtë tregojnë kafen e fundit me Nardin, djali i cili u vra dje në Shkodër - Bota Sot
Miqtë tregojnë kafen e fundit me Nardin, djali i cili u vra dje në Shkodër

Shkodra

Miqtë tregojnë kafen e fundit me Nardin, djali i cili u vra dje në Shkodër

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:48
Foto

Miqtë dhe kolegët tregojnë momentet e fundit me Nardin, 35 vjeçarit i cili u vra dje në fshatin Grudë të Shkodrës.

Pronari i një bujtine në zonën turistike të Thethit, Ferdinand Polia u vra në afërsi të fushës së aviacionit.

Ata janë drejtuesit e Administratës së Zonave të Mbrojtura me të cilat punonte 35 vjeçari.

" Dje ishte një ditë pune normale si gjithë të tjerat dhe ne rreth drekës konsumuan dhe kafen e fundit me Nardin, me bisedat që bënte për Thethin  gjeje vetëm shaka  brilante  dhe humor  dhe nuk besonim kurrë që ai do të vdiste nga plumbat. Nga ana sesi ai komunikonte me të gjithë kolegët, ne nuk vërenim asgjë tjetër përvec humorit dhe buzëqeshjes që e ka karakterizuar gjithmonë. Ne  dje folëm për planet që kemi për sezonin turistik dhe për Thethin. Ndër bisedat më normale që kemi pasur gjithmon ishte dhe ajo e djeshmja. Në sjellje ishte Nardi ai që ka qenë gjithmon."

20 të shtëna drejt tij- Rreth 20 herë është shtënë në drejtim të tij, ndërsa ai ndodhej në automjetin tip fuoristradë sëbashku me një person tjetër. Viktima mësohet se kishte shkuar për të marrë mjetin në servis, aty ku e kishte lënë prej disa ditësh dhe gjatë rrugës autori i maskuar me skafandë dhe që lëvizte me një motorr, i është afruar fuoristradës ka nxjerrë armën tip kallashnikov që kishte fshehur në xhaketë duke shtënë me breshëri ndaj Polisë. Menjëherë më pas është larguar në drejtim të zonës së Potribës, duke shfrytëzuar afërsinë mes zonave, aty ku në afërsi të urës së Mesit ka djegur mjetin tip motorr e më pas ka ikur në drejtim të paditur.

Si do ta kujtojnë miqtë Nardin - "Ai ka qenë një udhërrëfyes për ne të gjithë mbi njohuritë që ka pasur për alpet dhe  dashamirësinë që ka treguar me turistat. Ne si administratë jemi të gjithë të pikëlluar dhe nuk gjejmë dot fjalë që mund ta përshkruajmë dhimbjen tonë. Por urojmë që shpirti i tij të prehet në paqe.

I shprehim ngushëllimet më të forta familjes së Nardit, jemi më shumë se të pikëlluar. Nuk arrijmë ndoshta dhe me fjalë të japim ngushëllimet e duhura."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...