Shqiptari i dënuari me 25 vite burg për vrasje në Greqi kapet në Shkodër

Shkodra

Shqiptari i dënuari me 25 vite burg për vrasje në Greqi kapet në Shkodër

Më: 1 prill 2019 Në ora: 10:32
Ilustrim

Uniformat blu të Shkodrës kanë vënë në pranga Ilir Bajramin, i cili ishte shpallur në kërkim në Greqi për vrasje.

40-vjeçari, banues në Shkodër, rezulton i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Bajrami vrau me mjet prerës një shtetas grek më 15 gusht të vitit 2001 në Athinë.

"Kapja dhe ndalimi i Ilir Bajramit u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për vrasjen e një shtetasi grek me thikë më 15.08.2001 në Athinë, Greqi,"-raportoi policia.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale  “Vrasja me paramendim”,  parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat