Ngjarjet kriminale në Shkodër, shkarkohet drejtori i policisë

Shkodra

Ngjarjet kriminale në Shkodër, shkarkohet drejtori i policisë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 19:10
Ilustrim

Ministri i Brendshëm ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur kryeqendra e veriut është tronditur nga disa ngjarje të rënda kriminale.

Në vend të Bushatit është emëruar Niko Brahimajn.

Por jo vetëm kaq, pas është larguar edhe shefi i komisariatit, Vasil Çela, ndërsa në vend të tij është emëruar Lorenc Meta.

“Për t’i dhënë një impuls të ri kemi vënë në Policinë e Shkodrës Niko Brahimaj në vend të Vehbi Bushatit.

Erdha në Shkodër për këtë arsye por edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur. Është vrasje për larje hesapesh në Shkodër. Forcat e policisë po bëjnë maksimumin për ta zbardhur ngjarjen”, deklaroi Lleshaj nga Shkodra.

Situata në Shkodër vijon të jetë e rënduar me disa vrasje, shumica prej të cilave pa autorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat