Vrasjet në Shkodër, tjetër lëvizje nga policia

Shkodra

Vrasjet në Shkodër, tjetër lëvizje nga policia

Më: 1 prill 2019 Në ora: 19:39
Vasil Çela

Pas vrasjeve të ditëve të fundit në Shkodër, shefi i Komisariatit të Shkodrës, Vasil Çela, është shkarkuar nga detyra.

Çela zëvendësohet nga Lorenc Meta, i cili do të jetë nga sot shefi i ri i Komisaritit të Shkodrës.

Ndërkohë që dy ditë më parë ministri Lleshaj shkarkoi edhe kreun e Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati.

Në vend të tij u emërua Niko Brahimaj.

Vendimi i ministrit vjen pas ngjarjes së ndodhur ditën e shtunë, ku si pasojë e një atentati mbeten të vrarë dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç.

Viktimat u qëlluan me breshëri arme, dyshohet nga persona te maskuar, por ende nuk asnëj të arrestuar për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat