Vrasjet dhe kërcënimet nga drejtuesve të “Vllaznisë”, ministri Lleshaj sërish në Shkodër - Bota Sot
Vrasjet dhe kërcënimet nga drejtuesve të “Vllaznisë”, ministri Lleshaj sërish në Shkodër

Shkodra

Vrasjet dhe kërcënimet nga drejtuesve të “Vllaznisë”, ministri Lleshaj sërish në Shkodër

Më: 3 prill 2019 Në ora: 18:55
Sandër Lleshaj

Pak ditë pas vrasjes së vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është rikthyer në Shkodër.

Lleshaj shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, ndërsa pati një takim me prefektin e sapoemëruar Valdrin Pjetri.

Pas vrasjes së vëllezërve Bilali, ministri Lleshaj shkarkoi nga detyra drejtorin e Policisë në Shkodër Vehbi Bushatit duke emëruar në vendin e tij Niko Brahimaj.

Ndërsa disa ditë më vonë u shkarkua nga detyra edhe shefi i komisariatit Vasil Çela, në vend të të cilit u emërua Lorenc Meta.

Por vizita e ministrit në Shkodër mund të lidhet edhe me kërcënimet që janë bërë ndaj një pjesë të drejtuesve të klubit të futbollit “Vllaznia”, duke përfshirë edhe trajnerin e sapo emëruar Agim Canaj.

Paraditen e sotme u zbulua se individë të caktuar me synimin për të ndërhyrë në formacion kanë kërcënuar dhe kanë bërë presion ndaj administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici, drejtorit teknik Engin Firat si dhe trajnerit Agim Canaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...