Braçe: Në Shkodër zgjedhjet vendore janë blerë pa hesap - Bota Sot
Braçe: Në Shkodër zgjedhjet vendore janë blerë pa hesap

Shkodra

Braçe: Në Shkodër zgjedhjet vendore janë blerë pa hesap

Më: 9 prill 2019 Në ora: 13:11
Erjon Braçe

Zv/kryeministri Erjon Braçe ka deklaruar nga Shkodra se zgjedhjet vendore aty janë blerë pa hesap, por nuk është kontestuar legjitimiteti i kryebashkiakes Voltana Ademi.

Erjon Braçe: Kam informacione pa fund që këtu në Shkodër zgjedhjet vendore janë blerë vota pa hesap. Kam kontestuar unë legjitimitetin e zonjës që është në krye? Jo! Përsa kohë institucionet që merren me procesin zgjedhor kanë certifikuar zgjedhjet nuk më takon të kontestoj legjitimitetin e zonjës. Unë po flas në mënyrë të qartë për mënyrë si qeveriset qyteti ose për mënyrën si nuk qeveriset qyteti.

Braçe tha se PS do të hyjë në zgjedhjet vendore me një projekt të qartë jo politik për menaxhimin e qytetit.

Erjon Braçe: Ne do të jemi në zgjedhje me një projekt shumë të qartë jo politik të menaxhimit të qytetit. Prej ditës së djeshme në Tiranë, unë duhet të prisja në orët në vijim për ta dëgjuar mesazhin shumë qartë. Deri tani mesazhi është i qartë, qeveria është legjitime, mazhoranca është legjitime të gjitha forcat politike të futen në zgjedhje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...