Pas 1 ore bllokadë, protestuesit lirojnë rrugën në Shkodër

Shkodra

Pas 1 ore bllokadë, protestuesit lirojnë rrugën në Shkodër

Më: 26 prill 2019 Në ora: 12:43
Shkodër

Pas rreth 1 ore, protestuesit e opozitës zhbllokuan hyrjen e qytetit të Shkodrës, duke lejuar qarkullimin e automjeteve. Pavarësisht tentativës për të bllokuar ardhjen e kryeministrit Edi Rama nga hyrja e Shkodrës tek ura e Bahçallëkut, kreu i qeverisë mbërriti në Shkodër nga një rrugë dytësore.

Kreu i qeverisë u prit me protesta në Shkodër, aty ku pati edhe përplasje mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.

Protestuesit e opozitës, me në krye ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia bllokuan rrugën hyrëse në qytetin e Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat