I mori 6 mijë euro qytetarit për t’i dhënë licencën e mësuesisë, arrestohet 49-vjeçari

Shkodra

I mori 6 mijë euro qytetarit për t’i dhënë licencën e mësuesisë, arrestohet 49-vjeçari

Më: 8 maj 2019 Në ora: 11:03
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person pas mashtronte për përfitim të vlerave monetare, duk i premtuar një qytetari marrjen e provimit të licencës në mësuesi si dhe për të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin.

Sipas policisë, ky shtetas, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licencës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj.

Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit.

Njoftimi

Shkodër

Finalizohet operacioni “Premtimi”

I premtonte për marrjen e provimit të licensës në mësuesi si dhe për të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin, duke e mashtruar për përfitim të vlerave monetare, por arrestohet nga Policia.

Procedohen edhe 2 shtetas të tjerë për korrupsion aktiv dhe pasiv

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

– B.A. 49 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi”, i dënuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.

Ky shtetas, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit.

Gjithashtu, u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit:

– B.P. për veprën penale ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

– E.S. për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”    

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat