Protesta e opozitës, policia shoqëron një invalid në Shkodër

Shkodra

Protesta e opozitës, policia shoqëron një invalid në Shkodër

Më: 13 maj 2019 Në ora: 15:52
Foto

Një person invalid, pjesëmarrës në protestën e opozitës të së shtunës u shoqërua sot nga policia.

Mësohet se personi i shoqëruar është Gjergj Cuni, i cili ka qenë pjesëmarrës në protestës ku pati edhe përplasje me policinë.

Kreu i PD, Shkodër, Xhevdet Amuli: Protestat nuk ka gjë që do ti ndalë. Rama është në grahmat e fundit. Në këto momente kanë filluar arrestimet në Shkodër, është arrestuar invalidi Gjergj Çuni, i cili proteston për pagën e tij që ja kanë hequr. Ai fillon arrestimet me shtresën më të vobektë të këtij qyteti. Unë i bëj thirrje policisë që mos aplikohet dhe mos arrestojë njerëz, pasi ata janë qytetarë të thjeshtë që protestojnë. Policia të distancohet, pasi në të kundër do të ketë përplasje me policinë edhe në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat