Rama shkon për miting në Shkodër, Voltana Ademi nuk i miraton lejen: Do përdorim policinë bashkiake - Bota Sot
Rama shkon për miting në Shkodër, Voltana Ademi nuk i miraton lejen: Do përdorim policinë bashkiake

Shkodra

Rama shkon për miting në Shkodër, Voltana Ademi nuk i miraton lejen: Do përdorim policinë bashkiake

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 11:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një takim elektoral në Shkodër në orën 19:00, por bashkia nuk ia ka miratuar lejen. Në përgjigjen zyrtare bashkia sqaron se ky vendim vjen pasi po zbatohet dekreti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

Gjithashtu në përgjigjen e saj, bashkia sqaron se në të kundërt policia bashkiake do jetë e detyruar të realizojë detyrën e saj funksionale.

“Bashkia e Shkodrës, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e një aktiviteti elektoral në Pedonalen e qytetit.
Bazuar në arsyetimin e mësipërm, në përgjigje të një shkrese të Komisariatit të Policisë Vendore Shkodër, Bashkia e Shkodrës ka vënë në dijeni për mosmiratimin e lejes për aktivitet elektoral të Partisë Socialiste.

Policia Bashkiake është e vendosur të realizojë detyrën e saj funksionale ligjore për garantimin e rendit dhe qetësisë publike në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës dhe për çdo shkelje, të veprojë në bazë të kompetencave dhe legjislacionit në fuqi.
Bashkëngjitur, komunikimi zyrtar i Bashkisë Shkodër”, thuhet në deklaratë.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...