Eskalon situata në Shqipëri, plagosen 3 policë - Bota Sot
Eskalon situata në Shqipëri, plagosen 3 policë

Shkodra

Eskalon situata në Shqipëri, plagosen 3 policë

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 21:58

Nëntë persona janë shoqëruar deri më tani për djegien e KZAZ-së në Shkodër.

Policia lokale thotë se rreth 250 simpatizantë të Partisë Demokratike, janë mbledhur pranë KZAZ nr.6 e cila është ngritur pranë një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.

Njoftimi i plotë:

Sonte, rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila është ngritur pranë një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.

Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.

Për pasojë janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit Vau Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna per kapjen dhe shoqerimin e personave të tjerë, te përfshirë ne ngjarje.

Grupi hetimor i ngritur për çështjen, në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...