U akuzua se pengoi zgjedhjet në Postribë, gjykata lë të lirë 23-vjeçarin

Shkodra

U akuzua se pengoi zgjedhjet në Postribë, gjykata lë të lirë 23-vjeçarin

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:08
Foto Ilustrim

Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë të arrestuarin një ditë pas zgjedhjeve, Emrah Shabaj.

Shabaj u vu në pranga nën akuzën e pengimit të procesit zgjedhor në qendrat e votimit në njësinë administrative të Postribës.

Gjykata  e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 23 vjeçarit, pasi sipas trupit gjykues nuk ka prova që e fajësojnë atë.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Arta Llazari, pasi ka dëgjuar pretendimet e prokurorisë dhe palën mbrojtëse, ka vendosur të lërë të lirë 23 vjeçarin, Emrah Shabaj, nipi i ish-kryetarit të Komunës Postribë, Faz Shabaj.

Dy ditë më parë kanë qenë familjarët, të cilët e cilësuan arrestimin e tij totalisht politikë për shkak të bindjeve që ka familja Shabaj në zonë. Ndërkohë që duket se këto pretendime qëndrojnë edhe në argumentimin e gjykatës së Shkodrës, e cila ka cilësuar të padrejtë arrestimin pa pasur asnjë provë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat