Pezullohet një vit nga detyra drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Shkodër

Shkodra

Pezullohet një vit nga detyra drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Shkodër

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:55
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendos pezullimin nga detyra për një periudhe 1 vjeçare për Elvin Gokaj, drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Pezullimi nga detyra për një periudhë 1-vjeçare i prokurorit Elvin Gokaj për të ndjekur shkollën e magjistraturës.

Gokaj, është i pari që ka hasur probleme vetëm me kriterin e profesionalizmit. Kolegë të tij të tjerë, por edhe gjyqtarë që nuk kanë kaluar në KPK me vendim pezullimi nga detyra, kanë pasur probleme me pasurinë ose pastërtinë e figurës. Ndërsa vetë Gokaj ka rezultuar korrekt në këto dy kritere, por çka e penalizion është profesionalizmi i tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim me shumicë votash që prokurori Elvin Gokaj të ndjekë sërish Shkollën e Magjistraturës. Kështu, KPK vendosi të pezullojë për 1 vit prokurorin derisa ai të përfundojë studimet për të plotësuar kështu kriterin e profesionalizmit.

Nëse një prokuror ose gjyqtar ngel në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për probleme me pasurinë apo për lidhje me krimin etj, ai pezullohet me një vendim të parevokueshëm që bëhet i formës së prerë edhe nëse ankimohet dhe merret vendim nga shkalla e dytë e vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat