Shkodër, arrestohet autori i atentatit me silenciator tek rrethrrotullimi i unazës - Bota Sot
Shkodër, arrestohet autori i atentatit me silenciator tek rrethrrotullimi i unazës

Shkodra

Shkodër, arrestohet autori i atentatit me silenciator tek rrethrrotullimi i unazës

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 14:41
Foto

Policia e Shkodres ka vënë në pranga 30 vjeçarin Skender Daija, i akuzuar si autor i plagosjes së shtetasit Syri Mehemtaj, në 26 dhjetor të 2016-es.

 Ai rezultonte në kërkim me akuzën për tentativë vrasjeje, ndërsa bashkë me të u vu në pranga edhe një tjetër person, 31 vjeçari A.Ç  për përkrahje të autorit të krimit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2017, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasje me paramendim, mbetur në tentative” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve" ndaj 30 vjecarit. 

Ky shtetas 3 vite më parë tek rrethrrotullimi në dalje të unazës lindore të qytetit ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Mehmetaj duke e lënë të plagosur rëndë. 

44 vjeçari ndodhej asokohe në mjet me bashkëshorten e tij kur u qëllua me silenciator dhe u dërgua me urgjencë në spital prej saj, duke arritur të mbijetojë. 

Ishin kamerat e sigurisë të ndodhura në zonë që i mundësuan policisë identifikimin e autorit, ndërsa në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat