Shpëtohen nga mbytja 15 pushues në Shqipëri, në mesin e tyre edhe nga Kosova

Shkodra

Shpëtohen nga mbytja 15 pushues në Shqipëri, në mesin e tyre edhe nga Kosova

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 16:15
Shkodër

Policia Kufitare dhe FNSH u dhanë ndihmën e parë 5 shtetasve nga Shkodra dhe Kosova në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, të cilët rrezikuan mbytjen. 

Pesë shtetasit u transportuan për në qendrën spitalore, ku gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën. 

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve çekë të cilët kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, jeta e tyre u vu në rrezik. 

Falë ndërhyrjes së Policisë të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

Njëkohësisht edhe në Sarandë, policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit.

Policia e Shtetit, ju bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal pasi deti aktualisht është i trazuar dhe me dallgë të mëdha.

Policia e Shtetit sugjeron pushuesit dhe turistët që të shmangin lëvizjet me mjete lundrimi, si motor uji apo varka deri në qetësimin e detit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat