Do hetohen në liri inspektorët e tatimeve të arrestuar në Shkodër

Shkodra

Do hetohen në liri inspektorët e tatimeve të arrestuar në Shkodër

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 10:50
Ilustrim

Gjykata e Shkodrës ka dhënë një masë të butë sigurie pë dy inspektorët e bashkisë të arrestuar në kuadër të operacionit “Akomoduesi 2”

Për Idlir Dibrën dhe Gegë Nika u dha masa 'detyrim me paraqitje". Ata do të hetohen në gjëndje të lirë. 

Dy i nspektorët u arrestuan më 27 korrik pas një kontrolli në disa subjekte në plazhin e Velipojës.

Uniformat blu raportuan se ishin evidentuar shkelje të bëra nga ana e punonjësve të bashkisë Shkodër dhe subjekteve në lidhje me deklarimin e të ardhurave. 

Inspektorët u akuzuan për  “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh"

"Keta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, duke qenë në pozicionin e inspektorëve të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumenteve kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në Plazhin e Velipojës, duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli, me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër" deklaronte policia më 27 korrik.

Po kështu u procedua në gjendje të lirë Drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave në Bashkinë Shkodër shtetasin, B. Gj. 41 vjeç, për veprën penale të “Shpërdorim detyre”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat