Bardh Spahia: Protesta në Shkodër, sinjal për shumë Valdrinë të tjerë

Shkodra

Bardh Spahia: Protesta në Shkodër, sinjal për shumë Valdrinë të tjerë

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 23:13
Bardh Spahia

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia tha se Valdrin Pjetri nuk është thelbi i kësaj proteste, por kryeministri Edi Rama që promovon dhe u jep pushtet kriminelëve.

Në një deklaratë për gazetarët, Spahia tha se kjo protestë ishte një sinjal për shumë persona të tjerë me pushtet që janë të lidhur me krimin.

Bardh Spahia: Ky sinjal i qytetarëve shkodran nuk është vetëm për qytetin e Shkodrës, nuk është vetëm për Valdrin Pjetrin, por është për modelin dhe për shumë Valdrin Pjetra, të cilët kanë gjetur mbështetjen tek përfaqësuesit e tyre politik në Tiranë, konkretisht tek Edi Rama. Është Edi Rama thelbi i kësaj proteste, si mbështetësi, si mbushsësi kryesor i zyrave të shtetit me përfaqësues të krimit të organizuar. Ishte një protestë që nuk mund të fillonte më mirë sesa nga qyteti i Shkodrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat