Rrëzohet pema gjigante në Shkodër, zë poshtë disa makina

Shkodra

Rrëzohet pema gjigante në Shkodër, zë poshtë disa makina

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 15:55
Rrëzohet pema gjigante në Shkodër

Një pemë e vjetër është rrëzuar mbi një furgon në qytetin e Shkodrës duke alarmuar banorët. Pema është shkëputur nga trotuari ku ishte mbjellë dhe ka marrë përpara automjetet që kanë qënë në rrugë.

Furgoni i dëmtuar nuk ka patur pasagjerë dhe nuk ka të lënduar nga kalimtarët e rastit. Trungu i saj ka rënë mbi pjesën e sipërme të furgonit të kuq dhe degët janë shpërndarë në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” të Shkodrës, afër shkollës 9-vjeçare “Skënderbeg”, ndërsa pritet që policia dhe grupet e pastrimit të shkojnë aty për të pastruar rrugën nga degët e shumta, që kanë bllokuar thuajse gjithë kalimin e makinave.

Nuk dihen shkaqet se përse është shkëputur nga rrënjët, por pema nuk kishte gjethe në degët e saj mund të jetë shkëputur nga thatësira.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat