Fati i Shkodrës, enigmë! KQZ nuk thërret mbledhje, Presidenti njeh 13 tetorin - Bota Sot
Fati i Shkodrës, enigmë! KQZ nuk thërret mbledhje, Presidenti njeh 13 tetorin

Shkodra

Fati i Shkodrës, enigmë! KQZ nuk thërret mbledhje, Presidenti njeh 13 tetorin

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 16:14
Voltana Ademi

Tetë ditë pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, fati i bashkisë së Shkodrës mbetet ende i paqartë dhe i drejtuar nga kryebashkiakja Voltana Ademi, të cilës i ka përfunduar mandati që prej datës 20 gusht.

E ndërsa skenarët e parashikuara po rrëzohen një e nga një duket se kjo situatë do të vijojë, pasi institucionet nuk po ndërmarrin asnjë hap pas përfundimit të mandatit të ish-kryebashkiakes Ademi dhe dorëheqjes së kandidatit të PS, Vladrin Pjetri.

Katër ditë më parë ishte prefekti i Shkodrës Çesk Milja që i dërgoi një letër zyrtare Presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe KQZ, ku i lajmëroi për vakancën e krijuar në postin e kryebashkiakut, por nuk kërkoi zgjedhje të reja.

Nga ana tjetër presidenca bën thirrje që partitë të gjejnë zgjedhje para datës 18 tetor, kohë kur BE do të marrë vendim për negociatat e integrimit.

Por tashmë edhe 13 tetori mund të konsiderohet një datë e paaritshme pasi sipas Kodit Zgjedhor partive politike u ka përfunduar afati për tu regjistruar qoftë si subjekte, qoftë si koalicione.

Në këto kushte Shkodra do të mbetet bastion i pathyer i opozitës, ku Voltana Ademi mbetet kryetare e bashkisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...